Skip to Content

Mendje të Lira

IllyrianBrains mund të përkthehet si Mendje Ilire apo Mendje të Lira, dhe një pjesë e kontribuesve preferon të dytën! Thirrja përfaqëson dhe llojin e komuniteteve që duam të krijojmë dhe të marrim pjesë.

Misioni

IllyrianBrains është një rrjet që synon bashkëpunimin e profesionistëve shqiptarë nëpër botë.

Rrjeti ka si qëllim krijimin dhe zhvillimin e një strukture sociale të bashkatdhetarëve nëpër botë duke praktikuar aktivitete kulturore, shoqërore dhe shkencore.

  • IB nuk është organizatë politike; e brendshme apo e jashtme, nacionaliste apo e çfarëdolloji;
  • IB nuk është organizatë fitimprurëse, nuk angazhohet në asnjë lloj aktiviteti që synon të gjenerojë të ardhura;
  • IB nuk është organizatë fetare apo spirituale;

Rrjeti nuk promovon tematikat e sipërmendura, pasi ato mund të shkaktojnë përçarje mes pjesëmarrësve dhe synimi është bashkimi i tyre. Gjithçka që krijohet brenda kësaj kornize është e pranueshme dhe në liri të plotë për pjesëmarrësit.

IB vlerëson harmoninë dhe bashkëpunimin, sfidon konceptet e vjetra, fuqizon komunitetet lokale dhe mbështet arritjet e gjithësecilit.

Rrjeti ka besim tek profesionistët shqiptarë dhe tek aftësia e tyre për të ndikuar pozitivisht në shoqëritë ku jetojnë.

IllyrianBrains është një ftesë për të ndarë sfida dhe suksese me miq të rinj që flasin gjuhën tënde.

Historiku

2020-2022
Nisma
IllyrianBrains Network nisi në vitin 2020 si një nismë e thjeshtë për të lidhur profesionistët shqiptarë përtej kufijve gjeografikë. Fillimisht u krijuan takime informale online që u shndërruan në hapësira bashkëpunimi.

2022-2024
Zhvillimi 
Gjatë viteve 2022–2024, rrjeti u zgjerua në mënyrë të natyrshme: qytetet filluan të organizonin aktivitete lokale, grupet tematike u konsoliduan dhe platformat digjitale u zhvilluan për të mbështetur bashkëpunimin.

2024-2026
Maturimi
Sot, IllyrianBrains është në një fazë të maturimit, ku përfaqësimi, përkujdesja ndaj vlerave dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata janë prioritete qendrore.


Rrjeti

Pyetje dhe përgjigje në përgjithësi, ku përgjithësia është rrjeti.

Më shumë info së shpejti.

IllyrianBrains po punon në disa platforma për profesionistët shqiptarë. Ndër to:

Ose Panorama. 

Për të komunikuar arritjet e rrjetit dhe për të ndarë me anëtarët gjendjen aktuale dhe prioritetet e afërta, raporti vjetor i rrjetit bëhet çdo verë, nisur nga 2025. Për pyetje dhe sugjerime mund të angazhoheni duke ndarë mendimin tuaj në këto raporte.

Të gjitha raportet mund të gjenden në forum:
https://forum.illyrianbrains.dev/tag/panorama

Viti 2025:

Viti i 5-të i IB po afrohet, dhe me të dhe maturimi i mëtejshëm i rrjetit. Mund të gjeni më shumë informacione në forum: 
https://forum.illyrianbrains.dev/t/raport-vjetor-vere-2025/678

Te IllyrianBrains, duam që çdo anëtar të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mirëpritur - në çdo bisedë, takim apo event.

Ngacmimi nuk tolerohet. Kjo përfshin komente fyese për gjininë, identitetin gjinor, moshën, orientimin seksual, aftësinë e kufizuar, pamjen fizike, përkatësinë etnike apo fetare, zgjedhjet teknologjike, si dhe përfshirjen e imazheve seksuale në hapësira publike, frikësimin e qëllimshëm, ndjekjen, regjistrimet pa leje, ndërprerjet e qëllimshme, prekjet e papërshtatshme dhe çdo lloj vëmendjeje të padëshiruar me natyrë seksuale.

Çdo person që kërkohet të ndalojë sjelljen ngacmuese, pritet ta bëjë këtë menjëherë. Nëse dikush sillet në mënyrë ngacmuese, organizatorët e rrjetit mund të ndërmarrin çdo veprim që e shohin të arsyeshëm - përfshirë paralajmërimin apo përjashtimin nga aktivitetet e komunitetit, apo dhe lajmërimin e institucioneve përkatëse.

Nëse ju po përjetoni ngacmim, vëreni që dikush tjetër është në një situatë të tillë, ose ke shqetësime të ngjashme - mos hezitoni të kontaktoni një nga anëtarët e organizimit.

Organizatorët do të bëjnë ç’të jetë e mundur për të ndihmuar për të siguruar që ndiheni të sigurt gjatë gjithë aktivitetit. E vlerësojmë pjesëmarrjen tuaj dhe duam të jeni mirë.

Ky kod zbatohet në çdo event apo aktivitet të lidhur me IllyrianBrains.

Për probleme që nuk marrin zgjidhje lokalisht mund të ndani shqetësimin tuaj në [email protected].

Sugjeroni përmirësime:
https://forum.illyrianbrains.dev/t/kodi-i-sjelljes-per-ib/558

Qytetet

Nyje të rëndësishme për të bashkuar profesionistët dhe për të krijuar një frymë miqësore.

Çdo qytet duhet të ketë pavarësinë e vet në përzgjedhjen e temave të eventeve që janë më të vlefshme për pjesemarrësit e IB. Qytetet aktive duhet të kenë autonomi vendimmarrjeje në pikat si më poshtë:

  • në përzgjedhjen e anëtarëve dhe ekipit të tyre organizator,
  • në tematikën që duhet diskutuar në evente,
  • në të ftuarët specialë, e dhënë që shmangen figura që nuk përfaqësojnë vlerat e rrjetit,
  • në organizimin e eventeve argëtuese si hiking, volleyball, picnic, e të tjera.

Sidoqoftë, pritet që qytetet që gjithashtu të kontribuojnë në rrjet, dhe të ruajnë drejtimin dhe vlerat e rrjetit. Për çështje problematike mund të kërkohet ndërhyrje apo konfirmim nga Bordi, për të trajtuar apo sqaruar çështje sensitive.

Organizatorët janë një grup individësh aktivë që kanë si objektiv të ndihmojnë dhe suportojnë në organizimin e eventeve të IB-së. Roli i tyre përfshin dhe mirëmbajtjen dhe moderimin e qyteteve.

Një pjesë të mirë të tyre mund tl gjeni në forum:
https://forum.illyrianbrains.dev/g/AllStaff .

Më shumë info së shpejti.

Mikro-komunitetet janë grupe që lindin nga angazhimet në qytete nga anëtarët - shpesh si spin-offs të grupeve kryesore të qyteteve. Pritet që të ndjekin rregullat e IB në zhvillimin e tyre, si një mënyrë për të ruajtur frymën bashkëpunuese. Më shumë info së shpejti.

Bashkëpunimet

Mbështesim entitete që ndajnë misionin dhe vlerat tona.

Rrjeti është zhvilluar duke marrë në konsideratë shoqata ekzistuese të shoqërisë civile shqiptare dhe të diasporës, dhe ne duam që të jemi mbështetës të punës të mirë të këtyre organizimeve.

Jemi të lumtur të ndjekim me detaje bashkëpunime mbi çështje për zhvillimin e mëtejshëm të profesionistëve apo të rrjeteve të diasporës. Sigurisht, trajtimi i çështjeve të ndryshme sensitive të shoqërive shqiptare janë pjesë e rrjetit tonë, dhe mund të trajtohen nëse ka vullnet dhe mundësi.

Jeni të ftuar të na shkruani apo të angazhoheni në forum. Duke qenë një rrjet vullnetarësh, bashkëpunimet mund të marrin pak kohë, kështuqë ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj paraprakisht.

Më shumë info së shpejti.


Anëtarët

Personat që japin kontribut për rrjetin janë pjesë e vendimmarrjes.

Më shumë info së shpejti.

Më shumë info së shpejti. E lidhur me IB-Alumni dhe e ngjashme.

Përfshirja është baza e rrjetit IllyrianBrains. Ne besojmë se rritja dhe bashkëpunimi ndodhin më mirë kur njerëz me rrugëtime të ndryshme profesionale, familjare dhe kulturore bashkohen për të ndarë dije, përvoja dhe pyetje të hapura.

Vlerësojmë çdo kontribut, veçanërisht nga:

  • Studentë, që sjellin energji, ide të reja dhe dëshirë për të ndërtuar ura mes akademisë dhe praktikës.
  • Familje të reja, që sjellin perspektiva të çmuara mbi menaxhimin e kohës, përkushtimin dhe përparësitë në një fazë të ndjeshme të jetës.
  • Profesionistë në tranzicion, që guxojnë të riformulojnë rrugën e tyre - duke kaluar nga një fushë në tjetrën, ose duke rifilluar pas një pauze.
  • Personat me rrënjë shqipfolëse, edhe nëse nuk e ndjejnë shqipen si gjuhën e parë - tek ne, origjina është pikë lidhjeje, jo kriter përjashtimi.
  • Pjesëmarrës në trajnime profesionale, që kërkojnë rrjete ku mund të zhvillohen më tej dhe të ndajnë dijen në rritje.

Si e ndërtojmë përfshirjen?

Përfshirja është një proces i vazhdueshëm që e mbajmë të hapur. E fillojmë me një organizim sa më transparent dhe një përfaqësi që përpiqet të pasqyrojë larminë e zërave brenda komunitetit. Çdokush që jep kontribut - qoftë një pyetje në forum, një mendim i ndarë në takim, apo një përvojë personale - është pjesë aktive e këtij rrjeti dhe e vlerësojmë hapur.

Për ata që ndodhen në kushte më sfiduese, përpiqemi të ofrojmë mbështetje përmes materialeve praktike apo nismave që e bëjnë pjesëmarrjen më të lehtë dhe më të mundshme. Besojmë se kultura dhe origjina jonë ka vlera përfshirëse që mund të jenë një bazë e fortë për një komunitet që vlerëson.

Dhe ky komunitet ka pasur fatin të mbledhë njerëz nga shumë fusha të ndryshme, që vijnë me perspektiva unike. Për ne, kjo nuk është thjesht shumëllojshmëri - është arsyeja pse ky rrjet ka mundësinë të ndryshojë diçka modestisht në jetën e pjesëmarrësve.

Sugjeroni përmirësime:
https://forum.illyrianbrains.dev/t/perfshirja-sa-me-e-gjere/557

Më shumë info së shpejti.

Vendimmarrja

Propozimet i drejtohen Bordit, trajtohen, dhe më pas aplikohen në kohën e duhur.

Vendimmarrja për ndryshime në rrjet është e bazuar në konceptin e propozimeve. Propozimet për qytetet trajtohen nga qytetet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Të gjithë pjesëmarrësit dhe anëtarët kanë të drejtë të sugjerojnë ndryshime për rrjetin. Çdo propozim duhet të jetë i shkruar në forum, edhe të ndjekë proçesin e brendshëm të rrjetit për tu aplikuar.

Vendimmarrja kryhet me anë të trajtimit të propozimeve nga rrjeti/komuniteti. Kushdo ka dëshirë apo ide se si mund të përmirësohen aktivitetet apo ana organizative e rrjetit, ndan një propozim në forum, dhe bordi e kategorizon në:

  • Propozim i Jeshiltë: Propozim që bën sens, që mund të jetë modus operandi, mirëpo nuk është shkruar apo ndarë më parë. Aprovohet me votim online nga bordi. 
  • Propozim i Verdhë: Propozim që ka nevojë për kujdes dhe për më shumë informacion. Kalon nga një proces më i detajuar i trajtimit. Aprovohet me votim në një takim nga bordi.
  • Propozim i Kuq: Propozim që ka nevojë për trajtim të detajuar dhe informim të komunitetit, meqë prek natyrën e rrjetit. Aprovohet me votim nga të gjithë anëtarët, dhe kalon në rast se merr 75% të votuesve.

Bordi ruan balancën midis plotësimit të misionit për tju gjendur pranë rrjetit, dhe autonomisë së qyteteve për vendimmarrje të brendshme.

Më shumë info së shpejti. Por ideja është që gjërat marrin kohë.

Më shumë info së shpejti.

Përfaqësimi

Vendimmarrës për të caktuar kursin e rrjetit, të përzgjedhur nga anëtarët aktivë.

Apo Përfaqësia. 

Americas:
1. Gentiana Frroku (IB New York) 
2. Fiona Sanxhaktari (IB New York)
3. Linda Pire (IB Philadelphia) 

Nordics:
4. Izabela Bakollari (IB Praga)
5. Sadiona Abazaj (IB Helsinki)
6. Denis Mece (IB Krakov)

South-West:
1. Erda Hoxha (IB Tirana) 
2. Sindi Ramaliu (IB Milano)
3. Gentjana Berisha (IB Trento) 

Germanics:
1. Nerilda Meda (IB Berlin)
2. Emiljano Hoxha (IB Zurich)
3. Dorian Osmani (IB Vjena)

West-Central:
1. Klaudio Sula (IB Londer)
2. Marinela Shehaj (IB Paris) 
3. Heridis Zeka Topi (IB Madrid)

Apo Bordi Këshillues apo Ruajtësit. 

  • Endri Basha, koordinator i mëparshëm,
  • ... .

Më shumë info së shpejti.

Më shumë info së shpejti.

Ekipet

Grupe me specialistë nga e njëjta fushë, që menaxhojnë aktivitetin e rrjetit.

Ekipi që merret me mbrojtjen e elementëve vizuale, zhvillimin e tyre, dhe krijimin e standardeve të reja për nën-grupet e IB. Ndër kontribues:

Gjej më shumë info mbi ekipin në forum:
https://forum.illyrianbrains.dev/g/Komunikimi.

Kontribues që bëjnë të mundur mbledhjen e eventeve të komunitetit në formate standard, komunikimin me anë të mediave sociale, dhe më pas mbledhjen e fotove dhe më tej për ndarje të eksperiencave në takime.

  • Sindi Ramaliu, nga IB-Milano, LinkedIn
  • Gentjana Frroku, nga IB-New York, LinkedIn
  • Bashkohu dhe ti!

Gjej më shumë info mbi ekipin në forum:
https://forum.illyrianbrains.dev/g/Eventet .

Më shumë info së shpejti.

Ekip i ri! Më shumë info së shpejti.

Ekipi që merret me të gjitha hapat e procesimit të komunikimeve publike që rrjeti bën. Kjo përfshin komunikimet me email, menaxhimi i social media, krijimi i rubrikave interesante. 

Kontribuesit përfshijnë të mëposhtmit:

  • Vullnet Veliaj, nga IB-Berlin, LinkedIn
  • Silva Islami, nga IB-Tiranë, LinkedIn
  • Sadiona Abazaj, nga IB-Genova, LinkedIn
  • Gentjana Frroku, nga IB-New York, LinkedIn
  • ...

Gjej më shumë info mbi ekipin në forum:
https://forum.illyrianbrains.dev/g/Komunikimi

Grupet e Punës

WGs - grupe me specialistë të ndryshëm që punojnë drejt një objektivi që kërkon kontribut të vazhdueshëm.

Më shumë info së shpejti. Kjo mund të përfshijë dhe Marrëdhënia me Publikun.

Më shumë info së shpejti. Thirrja për këtë Working Group nuk është bërë akoma. 

Më shumë info së shpejti.

Më shumë info së shpejti.


Falenderime

Rrjeti është ngritur nga puna e shumë kontribuesve që ndër vite kanë dhënë kohën e tyre të çmuar.

Më shumë info së shpejti.

Më shumë info së shpejti.

Më shumë info së shpejti.