Eventet
HappyHours
HappyHours janë takimet informale të komunitetit, ku profesionistët shqipfolës mblidhen për të ndarë përvojat e tyre, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të krijuar lidhje me vlerë. Pa agjendë të ngurtë, këto takime krijojnë një hapësirë të ngrohtë dhe miqësore për diskutime spontane dhe frymëzuese.
Webinare
Webinaret janë sesione online me fokus profesional dhe tematik, ku anëtarët e komunitetit ndajnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme - nga teknologjia dhe shëndetësia, te sipërmarrja dhe zhvillimi personal. Ato janë të hapura për të gjithë dhe shpesh përfundojnë me një pjesë për pyetje dhe diskutim të lirë.
Ndryshe
Eventet “Ndryshe” ose “Speciale” përfshijnë formate eksperimentale ose të veçanta - si takime gjithëpërfshirëse, workshops, konferenca, apo udhëtime tematike. Ato pasqyrojnë shumëllojshmërinë e interesave brenda komunitetit dhe shërbejnë si një mënyrë për të sjellë energji të re në bashkëveprimet tona.